0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare

- Advertisement -

Donald Trump po vazhdon të kompletojë kabinetin qeveritar para se të merr zyrtarisht postin e presidentit më 20 janar.

Ai ka bërë të ditur se kongresmeni republikan i Floridës, Mike Waltz, do të jetë këshilltari për sigurinë kombëtare.

“Jam i nderuar të njoftoj se kongresmeni Mike Waltz (R-FL) emërohet për të shërbyer në kabinetin tim si Këshilltar Kombëtar për Sigurinë. Mike është i pari ‘Green Beret’ që është zgjedhur në Kongres dhe ka shërbyer më parë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Pentagon. Mike ka shërbyer në Forcat Speciale të Ushtrisë për 27 vjet, ku është dërguar disa herë në luftë, për të cilat ka marrë katër “Bronze Stars”, përfshirë dy ‘Valor’. Mike u pensionua si Kolonel dhe është një lider i njohur në Sigurinë Kombëtare, ‘bestseller’ dhe ekspert për kërcënimet që paraqesin Kina, Rusia, Irani dhe terrorizmi global”, shkroi Trump në Truth Social.

“Mike ka qenë një mbështetës i fortë i politikës time të Jashtme ‘Amerika në rend të Parë’, dhe do të jetë një mbështetës i jashtëzakonshëm i përpjekjeve tona për Paqe përmes Fuqisë!”, shtoi Trump.

Gruaja e Waltz, Dr. Julia Nesheiwat, veterane e luftës, ka shërbyer më parë si këshilltare për Sigurinë Kombëtare gjatë administratës së parë të Trumpit.

Në këtë rol, Waltz do të ketë për detyrë të menaxhojë një numër konfliktesh gjeopolitike që administrata e Trumpit do të marrë përsipër si pjesë e mandatit të dytë, duke përfshirë luftërat Ukrainë-Rusi dhe Izrael-Hamas.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit