Donald Trump paralajmëroi sot se ndjekja penale e një ish-presidenti rrezikon të përhapë “kaos” në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
“Unë mendoj se është shumë e padrejtë kur një kundërshtar politik ndiqet penalisht nga Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Drejtësisë i Presidentit Demokratik Joe Biden,” u tha Trump gazetarëve.
Duke iu referuar sondazheve të pafavorshme për Biden, Trump, i cili është favorit për të qenë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në nëntor, argumentoi se procedimet ligjore kundër tij janë politike.
“Ata do ta zhysin vendin në kaos (…). Ky është një precedent shumë i keq dhe siç kemi thënë, do të hapë kutinë e Pandorës”, shtoi ai.