11.9 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Trump: Vendi do të zhytet në kaos nëse ndjekja penale kundër meje vazhdon, kutia e Pandorës do hapet

- Advertisement -

Donald Trump paralajmëroi sot se ndjekja penale e një ish-presidenti rrezikon të përhapë “kaos” në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

“Unë mendoj se është shumë e padrejtë kur një kundërshtar politik ndiqet penalisht nga Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Drejtësisë i Presidentit Demokratik Joe Biden,” u tha Trump gazetarëve.

Duke iu referuar sondazheve të pafavorshme për Biden, Trump, i cili është favorit për të qenë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në nëntor, argumentoi se procedimet ligjore kundër tij janë politike.

“Ata do ta zhysin vendin në kaos (…). Ky është një precedent shumë i keq dhe siç kemi thënë, do të hapë kutinë e Pandorës”, shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit