28.7 C
New York
Tuesday, July 29, 2025

Buy now

Trump tregon se s’e do hiç kryetarin e Londrës, kryeministri britanik i thotë se e ka mik

- Advertisement -

Duke folur për vizitën e tij shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar të planifikuar për në shtator, presidenti amerikan Donald Trump tha se është një adhurues i madh i Mbretit Charles. Ai tha në një konferencë për media me kryeministrin britanik se askush nuk e bën madhështinë dhe ceremoninë si Mbretëria e Bashkuar.

Një gazetar pyeti nëse Trump do ta vizitojë Londrën gjatë qëndrimit të tij në MB, dhe ai pohoi, duke shtuar: “Nuk jam adhurues i kryetarit tuaj”. Presidenti tha se kryetari Sadiq Khan ka bërë një “punë të tmerrshme”, pa dhënë detaje të tjera.

Kryeministri britanik, Keir Starmer ndërhyri: “Epo, ai është mik i imi”, tha duke qeshur.

 

Të ngjashme

Të fundit