Donald Trump, si kandidat për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka dhënë komentin e tij të parë publik mbi vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny të hënën.
Trump, me anë të një postimi në platformën X, e ka lidhur vdekjen e Navalnyt me problemet e tij politike.
“Vdekja e papritur e Alexei Navalny më ka bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për atë që po ndodh në vendin tonë”, shkroi Trump, shkruan Reuters.