Trump thotë se ShBA po shqyrton mundësinë e mbylljes së luftës në Iran, dhe që vendet e tjera ta ruajnë Hormuzin

- Advertisement -

onald Trump ka deklaruar se SHBA është pranë arritjes së objektivave në Lindjen e Mesme, duke sinjalizuar tërheqje të mundshme ushtarake.

“Po i afrohemi shumë arritjes së objektivave tona…”, shkroi ai, duke shtuar se po shqyrtohet përfundimi i operacioneve që lidhen me Iranin.

Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, Trump theksoi se përgjegjësia duhet t’u takojë vendeve që e përdorin atë.

Ai nënvizoi se SHBA nuk synon përfshirje direkte, por la hapur mundësinë e ndihmës.

Nëse kërkohet, ne do t’i ndihmojmë… por kjo nuk duhet të jetë e nevojshme”, tha ai, duke përmendur kërcënimin nga Irani, siç e citoi BBC.

Të ngjashme

Të fundit