Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Pas këtij samiti, Trumpi tashmë është kthyet për në ShBA pas pjesëmarrjes në këtë samit, të mbajtur në Holandë, raporton BBC.

“Erdha këtu sepse ishte diçka që duhej ta bëja,”tha ai në një konferencë për shtyp në përmbyllje të samitit. “Por po largohem me një këndvështrim paksa ndryshe.”

Trump ka kritikuar prej kohësh NATO-n, duke pretenduar se shtetet anëtare po e mashtronin Shtetet e Bashkuara duke mos shpenzuar sa duhet për mbrojtjen, sipas CNN.

Edhe gjatë udhëtimit për në samit në Holandë, ai nuk e mbështeti plotësisht nenin 5 të NATO-s, marrëveshjen për mbrojtje të përbashkët.

Por komentet e Trump-it teksa largohej nga konferenca sugjeronin se përpjekjet e shumta për ta joshur këtë javë — përfshirë një marrëveshje kryesore për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje — kishin funksionuar.

“Ata kanë nevojë për Shtetet e Bashkuara, dhe pa Shtetet e Bashkuara, nuk do të jetë e njëjta gjë,” tha ai në konferencën për shtyp të mërkurën.

Ndryshe, ky ishte samiti i parë i NATO-s i presidentit amerikan që nga viti 2019