22.4 C
New York
Tuesday, September 23, 2025

Buy now

Trump thotë se njohja e shtetit palestinez është një ‘shpërblim’ për Hamasin

- Advertisement -

Trump thotë se njohja e shtetit palestinez është një ‘shpërblim’ për Hamasin

 23.09.2025 16:50

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se ka qenë i përfshirë në përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe se palët negociuese “duhet ta përfundojnë atë”.

Ai përmend faktin se disa vende të fuqishme kanë njohur ditët e fundit shtet palestinez, duke e konsideruar këtë si një “shpërblim” për siç e quan ai mizoritë e Hamasit.

“Në vend që t’u dorëzohet kërkesave të Hamasit për shpërblim, ata që duan paqe duhet të bashkohen në një mesazh: të lirojnë pengjet tani”, tha Trump.

Trump shtoi se familjet e pengjeve izraelite duan që trupat e pajetë të pengjeve të marra nga Hamasi të kthehen, njësoj sikur të ishin gjallë.

Kjo pjesë e fjalimit të Trump mori duartrokitje në sallën e OKB-së.  / Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit