11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Trump thotë se nëse vjen në pushtet do ta shkarkonte Jack Smith brenda dy sekondave

- Advertisement -

Kandidati i republikanëve për president të SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do ta shkarkojë “brenda dy sekondave” prokurorin special, Jack Smith, në momentin kur merr postin e presidentit.

Siç raporton AP, ai ka deklaruar të enjten se ky do të jetë ndër vendimet e para si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa e ka cilësuar prokurorin special si person “të poshtër”.

“Ai do të jetë një nga gjërat e para që do të adresohen,” thotë ai ndërsa i drejtohet pyetjes së prezantuesit të radios Hugh Hewitt nëse ai do të falte veten.

Smith e ka akuzuar Trumpin për përpjekjet e tij në përmbysjen e procesit zgjedhor të 2020-s dhe keqpërdorim me dokumente të falsifikuara. Por, prokurori Jack Smith ka mbajtur postin edhe të kryeprokurorit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë, ku po gjykohet ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Nëntorin e 2022-s, Smith kishte braktisur detyrën në Hagë, për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara me qëllim që ta hetojë Trumpin.

Ai është fokusuar në hetimin e dokumenteve të klasifikuara të gjetura në shtëpinë e Trumpit dhe për rolin e ish-presidentit në sulmin ndaj Capitolit.

Kritika ndaj Smithit ka pasur edhe ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard GrenellAi ishte shprehur se aktakuza ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara u parapri nga negociatat për arritjen e “marrëveshjes finale që përfshinte edhe zhbërjen e Gjykatës Speciale”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit