18.3 C
New York
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

Trump thotë se do të arrestohet të enjten për çështjen e zgjedhjeve në shtetin e Georgias

- Advertisement -

Donald Trump ka thënë se planifikon të dorëzohet të enjten në një gjykatë në shtetin e Georgias për t’u përballur me akuzat për ndërhyrje në zgjedhje.

Një gjykatës në Atlanta, i cili po mbikëqyr çështjen e ish-presidentit, ka vendosur lirimin me kusht në vlerë 200,000 dollarëve.

Marrëveshja thotë se Trump mund të mbetet i lirë në pritje të gjykimit për sa kohë që ai nuk përpiqet të kërcënojë ose frikësojë dëshmitarët.

Trump mohon 13 akuza, duke përfshirë shantazhin dhe deklaratat e rreme, shkruan BBC.

“I pandehuri nuk do të kryejë asnjë veprim për të frikësuar ndonjë person të njohur për të si i bashkëpandehur apo dëshmitar në këtë rast apo për të penguar në ndonjë mënyrë tjetër dhënien e drejtësisë”, thuhet në dosjen gjyqësore të postuar të hënën.

Ai u nënshkrua nga Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis, e cila po mbikëqyr çështjen, dhe avokatët e Trump.

Më vonë të hënën, Trump postoi në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social: “A mund ta besoni? Unë do të shkoj në Atlanta, Georgia, të enjten për t’u ARRESTUAR nga një prokurore e qarkut, Fani Willis”, shkruan Trump.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit