14.4 C
New York
Friday, May 2, 2025

Buy now

Trump thotë se do ta nominojë Waltz ambasador në OKB, Rubion e bën u.d. të Këshilltarit për Siguri Kombëtare

- Advertisement -

Presidenti Donald Trump tha të enjten se po emëron Sekretarin e Shtetit Marco Rubio si këshilltar të përkohshëm të sigurisë kombëtare për të zëvendësuar Mike Waltz, të cilin e nominon për ambasador në Kombet e Bashkuara.

Trump njoftoi këto lëvizje menjëherë pasi u përhap lajmi se Waltz dhe zëvendësi i tij Alex Wong po largoheshin nga administrata vetëm disa javë pasi u zbulua se Waltz kishte shtuar një gazetar në një bisedë në rrjetin Signal që po përdorej për të diskutuar planet ushtarake.

Trump tha se Rubio do të vazhdojë të shërbejë si sekretar shteti.

“Jam i kënaqur të njoftoj se do të nominoj Mike Waltz për të qenë Ambasador i ardhshëm në Kombet e Bashkuara. Që nga koha e tij në uniformë në fushën e betejës, në Kongres dhe, si Këshilltari im i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz ka punuar shumë për të vënë interesat e kombit tonë në radhë të parë”, shkroi Trump në mediat sociale.

“Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërsa do të vazhdojë udhëheqjen e tij të fortë në Departamentin e Shtetit. Së bashku, ne do të vazhdojmë të luftojmë pa u lodhur për ta bërë Amerikën dhe Botën, PËRSËRI TË SIGURTA”.

Të ngjashme

Të fundit