Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar që gjyqi i cili po zhvillohet ndaj tij të zhvendoset në Staten Island, në një lagje tjetër të New York, nga Manhatan ku ka për t’u mbajtur.
Ekipi ligjor i Trump pritet të paraqesë një mocion për të ndryshuar lokacionin e gjykimit, duke argumentuar se Trump nuk do të marrë trajtim të drejtë nga gjyqtari ose juristët në Manhatan me prirje liberale.
“Vendi shumë i padrejtë”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.
Trump mori rreth 57 për qind të votave në Staten Island në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Në Manhatan, vetëm 22 për qind e votave shkuan për Trump.
Kujtojm se gjykimi ndaj Trump ka nisur pasi i njëjti ka qenë nën hetim për një transfertë bankare prej 130,000 dollarësh nga ish-avokati i tij, Michael Cohen, te ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels, përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës, shkruan Aljazeera.