Trump shpall bllokadë në Ngushticën e Hormuzit pas dështimit të bisedimeve me Iranin

- Advertisement -

Presidenti Donald Trump ka njoftuar vendosjen e një bllokade amerikane në Ngushticën e Hormuzit, pas dështimit të bisedimeve me Iranin.

Në një postim në “Truth”, ai tha se “shumica e pikave u dakorduan, por çështja kryesore, bërthamore, jo”.

Sipas tij, Marina amerikane do të nisë “bllokimin e çdo anijeje që tenton të hyjë apo të dalë”.

Trump e quajti situatën “shantazh global” dhe paralajmëroi masa të ashpra ndaj Iranit.

Ai shtoi se do të ndalohen edhe anijet që kanë paguar tarifa ndaj Iranit në ujëra ndërkombëtare.

Po ashtu, njoftoi se forcat amerikane do të asgjësojnë minat në ngushticë.

Trump paralajmëroi se çdo sulm ndaj anijeve “do të marrë përgjigje të menjëhershme dhe të ashpër”.

Në fund, ai theksoi se bllokada do të nisë së shpejti me përfshirjen e vendeve të tjera.

Të ngjashme

Të fundit