-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Trump: Shkëmbimi i të burgosurve mes Rusisë dhe Perëndimit ishte një fitore për Putinin

- Advertisement -

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi shkëmbimin e të burgosurve midis Rusisë dhe vendeve perëndimore, duke e quajtur atë një fitore për Putinin.

“Rusët arritën një marrëveshje të mirë”, tha kandidati republikan për president, duke iu referuar marrëveshjes për shkëmbimin më të madh të të burgosurve.

Mes 26 personave të shkëmbyer ishte edhe reporteri amerikan i Wall Street Journal, Evan Gershkowitz.

“Mendoj se është mirë që Evan është kthyer. Por këto marrëveshje janë të tmerrshme, ato do të çojnë në një numër të konsiderueshëm rrëmbimesh”, tha Trump në Fox Business.

Përveç Gershkowitz, ish-marinsi Paul Whelan, i cili ishte mbajtur në Rusi që nga fundi i vitit 2018 për akuzat për spiunazh, u lirua gjithashtu.

“Rusët “bënë një kompromis të mahnitshëm dhe ai vendos një precedent shumë të keq. Është një fitore për Putinin”, vazhdoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit