Presidenti Donald Trump tha se SHBA-të “nuk kishin të bënin fare me sulmin ndaj Iranit sonte” në një postim në platformën e tij të mediave sociale Truth Social të dielën në mëngjes, duke i lëshuar një paralajmërim Teheranit që të mos e fuste vendin e tij në konflikt, raporton CNN.
“Nëse sulmohemi në çfarëdo mënyre, apo formë nga Irani, forca dhe fuqia e plotë e Forcave të Armatosura të SHBA-së do të bjerë mbi ju në nivele të papara më parë”, tha Trump.
Megjithatë, ne mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit dhe t’i japim fund këtij konflikti të përgjakshëm”, shtoi Trump.
Këtë pranverë, Trump i dha udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, 60 ditë për të negociuar një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar se do të kishte pasoja nëse ata nuk do të arrinin një marrëveshje. Në atë kohë, Trump i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të ndalonte sulmin ndaj Iranit, për t’u dhënë hapësirë negociatave.
Pasi Izraeli filloi të sulmonte Iranin të premten, Trump i tha CNN: “Nuk e di nëse e dini, por unë u dhashë atyre një paralajmërim 60-ditor dhe sot është dita e 61-të.”