25.4 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

Trump sërish thotë se parandaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë: Do të shpërthente

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur sërish për angazhimin e tij në kuadër të parandalimit të luftëtarëve dhe sjelljes së paqes.

Trump në mesin e deklarimit përmendi edhe “shpërthimin” e mundshëm të luftës në mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë deklarim ai e bëri gjatë një interviste për gazetarin Australian Mario Nawfal.

Trump tha se kanë arritur të shpëtojnë miliona jetë.

“Ne kemi zgjidhur shumë luftëra. Një nga luftërat, mendoni për këtë, Indi-Pakistan… bërthamore. Shikoni Kamboxhian kohët e fundit. Vetëm këtë javë, ne zgjidhëm një luftë të madhe mes Kongos dhe Ruandës. Kosova, e dini për këtë. Serbia, ajo do të shpërthente”, deklaroi Trump.

I pari i Shtëpisë së Bardhë tash e një kohë goxha shpesh e ka folur rreth parandalimit të luftës mes Kosovës dhe Serbisë.

Në lidhje me këtë çështje ditë më parë foli edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.

E për këtë çështje deklarim pati edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani- e cila ndër të tjerash pati deklaruar se ishte informuar për një rrezik të mundshëm muaj më parë.

Të ngjashme

Të fundit