29.6 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Trump sërish thotë se e ndaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Donald Trump në një takim që po zhvillon me Shefin e NATO-s, Mark Rutte në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, ka përmendur edhe një herë se ka ndalur një luftë mes Kosovës dhe Serbisë.

Derisa po fliste për konfliktet e shteteve nëpër botë, Trump u ndal edhe të një luftë e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij “do të ndodhte”, por ata arritën ta ndalin.

“Ne arritëm, e zgjodhëm atë me Serbinë dhe Kosovën dhe se kjo është e gjitha, kjo do të ndodhte. Dhe përdora përsëri “atë që është e rëndësishme për të ndalur luftëra”. Ne po punojmë, Marku (Rubio) po punon shumë me të gjithë këtu”, tha Trump, transmeton Klankosova.tv

Deklaratën që kishte bërë Trump javë më parë e konfirmoi edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndaj deklaratës të së cilës reagoi ish-emisari special për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell. i cili e quajti “manipulim të fjalëve të Donald Trump.

Të ngjashme

Të fundit