Trump “refuzon” ndihmën e Britanisë së Madhe: Tashmë e kemi fituar luftën

- Advertisement -

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar “më në fund po e mendon seriozisht” dërgimin e dy transportuesve të aeroplanëve në Lindjen e Mesme, por Trump duket se e ‘refuzon’ ofertën.

“Mbretëria e Bashkuar, dikur aleati ynë i Madh, ndoshta më i Madhi nga të gjithë, më në fund po e mendon seriozisht dërgimin e dy transportuesve të aeroplanëve në Lindjen e Mesme. Kjo është në rregull, kryeministër Starmer, nuk kemi më nevojë për to,  por do ta mbajmë mend. Nuk kemi nevojë për njerëz që bashkohen në luftëra që i kemi fituar tashmë! Presidenti DONALD J. TRUMP”, përfundon postimi i Trumpit.

Po sot uraportua se Britania e Madhe po përgatit një aeroplanmbajtëse për vendosje të mundshme në Lindjen e Mesme. Ministria e Mbrojtjes theksoi se transportuesi ajror është tashmë në një “gatishmëri shumë të lartë” prej 10 ditësh, e cila tani po reduktohet në pesë ditë.

Të ngjashme

Të fundit