20.6 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Trump raporton se ia ka dalë të aranzhojë takim mes Putin dhe Zelenskyt: Vendi pritet të caktohet, pas tij do të takohem me të dy

- Advertisement -

Presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar përfundimin e takimit me Zelenskyn dhe udhëheqësit europianë, për përpjekjet për ndalimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Ai konfirmon se në përfundim të bisedës ka telefonuar edhe homologun e tij rus, Vladimir Putin, për të caktuar një takim Putin-Zelensky.

Trump njofton se pjesëtarët e kabinetit të tij po koordinohen për vendin e takimit mes Putin dhe Zelensky, pas të cilit pjesë e tij do të jetë edhe vetë Trump.

Postimi i plotë i Trump:

Pata një takim shumë të mirë me të ftuarit e shquar, Presidentin Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës, Presidentin Emmanuel Macron të Francës, Presidentin Alexander Stubb të Finlandës, Kryeministrin Giorgia Meloni të Italisë, Kryeministrin Keir Starmer të Mbretërisë së Bashkuar, Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë, i cili përfundoi me një takim të mëtejshëm në Zyrën Ovale. Gjatë takimit diskutuam Garancitë e Sigurisë për Ukrainën, të cilat Garanci do të ofroheshin nga vendet e ndryshme evropiane, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjithë janë shumë të lumtur për mundësinë e PAQES për Rusinë/Ukrainën. Në përfundim të takimeve, e thirra Presidentin Putin dhe fillova përgatitjet për një takim, në një vend që do të përcaktohet më vonë, midis Presidentit Putin dhe Presidentit Zelenskyy. Pas këtij takimi, do të kemi një Trilat, ku do të jenë të dy Presidentët, plus unë. Përsëri, ky ishte një hap shumë i mirë dhe i hershëm për një luftë që ka vazhduar për gati katër vjet. Zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i Dërguari Special Steve Ëitkoff po koordinohen me Rusinë dhe Ukrainën. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!

Të ngjashme

Të fundit