Presidenti amerikan Donald Trump është pyetur nëse homologu i tij rus Vladimir Putin ka “dorë të fortë” për takimin e nesërm.
Pas asaj pyetje, Trump iu përgjigj gazetarëve: “Epo, ai erdhi në vendin tonë”.
Ai tha se mendon që Putini “do të donte të shihte një marrëveshje”.
“Mendoj se nëse nuk do të isha president, ai do të merrte përsipër të gjithë Ukrainën, është një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë.
“Nëse nuk do të isha president, sipas mendimit tim, ai do të preferonte shumë më tepër të merrte përsipër të gjithë Ukrainën, por unë jam president dhe ai nuk do të luajë me mua.”
Trump gjithashtu përmendi Alaskën si mikpritëse për takimin e dytë, të cilin ai thotë se do të donte të ndodhte “shumë shpejt”, shkruan Skynews.