-4 C
New York
Tuesday, February 10, 2026

Buy now

Trump pritet të vizitojë Pekinin në prill, telefonata me Xi vendosi në agjendën e bisedimeve edhe Tajvanin

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të udhëtojë drejt Pekinit gjatë javës së parë të prillit, ku do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping. Lajmi raportohet nga Politico, duke cituar tre burime të njohura me planifikimin e vizitës.

Pak ditë më parë, Trump dhe Xi zhvilluan një bisedë telefonike, të cilën presidenti amerikan e cilësoi si “të gjatë dhe thelbësore”. Sipas tij, diskutimet përfshinë çështje tregtare dhe konflikte ndërkombëtare, duke hapur rrugën për vizitën e planifikuar në Kinë.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump bëri të ditur se gjatë telefonatës u diskutua edhe lufta në Ukrainë, zhvillimet në Iran, si dhe çështja e Tajvanit. Kjo e fundit nuk ishte përmendur në takimin e mëparshëm të dy liderëve në Korenë e Jugut, në fund të vitit të kaluar.

Kjo lë të hapur mundësinë që Tajvani të jetë një nga temat kryesore të bisedimeve mes Trump dhe Xi gjatë takimit të tyre në Pekin në pranverë./Panorama.al/

Të ngjashme

Të fundit