9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Trump pretendon se është i vetmi republikan që mund t’i fitojë zgjedhjet e 2024-s

- Advertisement -

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur qëndrimin se është i vetmi kandidat republikan që mund të dalë ngadhënjyes në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Ai, në kuadër të një paraqitjeje në Iowa bashkë me pretendentë të tjerë republikanë për postin e presidentit, theksoi se ky fakt është edhe shkaku përse ai përballet me një sërë akuzash penale e civile.

Trumpi ka këmbëngulur se do ta vazhdojë kandidimin për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, edhe në rast se dënohet. Në kuadrin e kësaj kampanje, dy rivalët kryesorë republikanë për garën e 2024-s për Shtëpinë e Bardhë, Trump dhe Ron DeSantisi, e kryesuan mbledhjen e fondeve vjetore të “Darkës Lincoln” të partisë.

Të 13 kandidatëve të pranishëm iu dhanë nga 10 minuta kohë për të folur gjatë aktivitetit. E sondazhet më të fundit të opinionit publik tregojnë se Trumpi është në epërsi kundrejt rivalëve, me gjithë telashet e tij në rritje me drejtësinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit