Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka udhëtuar papritur për një mision në Florida, ku ka takuar ish-presidentin amerikan Donald Trump në rezidencën e tij të njohur, Mar-a-Lago.
Takimi ishte i fshehtë, por sipas New York Times, një nga temat kryesore ka qenë rasti i gazetares italiane Cecilia Sala, e cila është arrestuar nga Irani.
Meloni ka bërë thirrje të fortë për lirimin e saj, duke kërkuar që ky rast të zgjidhet sa më shpejt.
Kryeministrja italiane mbërriti në Mar-a-Lago rreth orës 19:29, dhe pas përshëndetjeve me Trump dhe disa politikanë të tjerë të njohur si senatori Marco Rubio.
Gjatë takimit, Trump e ka përshëndetur Melonin duke e quajtur një “aleate të shkëlqyer” dhe një lidere të fortë, ndërkohë që Rubio e ka përshëndetur si një “grua fantastike”.
Përveç çështjes së Cecilia Sala, janë diskutuar dhe tema të tjera të rëndësishme për marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe Italisë, si lufta në Ukrainë dhe çështjet e tarifave.
Takimi ndodhi disa ditë para vizitës së presidentit aktual amerikan, Joe Biden, në Romë, dhe pak kohë përpara nisjes së Trump në detyrën e presidentit të SHBA-ve.
Pas mbrëmjes dhe diskutimeve, Meloni u kthye në Itali duke u nisur nga Florida rreth orës 23:00, ora lokale.