Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se po zhvillon një bisedë me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Trump, përmes një shkrimi në platformën “Truth Social”, tha se biseda mes tij dhe Putinit po vazhdon ende, derisa shtoi se sikur ai që po raporton mbi përmbajtjen e kësaj bisede, njëjtë do të veprojë edhe presidenti rus, transmeton Klankosova.tv.
“Jam duke folur me presidentin Putin tani. Biseda po vijon ende, është e gjatë, dhe unë do të raportoj përmbajtjen, ashtu si do të bëjë edhe presidenti Putin, në përfundim të saj”, ka shkruar Trump.