Donald Trump sapo ka postuar një deklaratë në “Truth Social” dhe thotë se Volodymyr Zelenskyy “mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.
Trump, është shprehur se nuk do avantazhe dhe se do paqe.
Sipas tij, Zelensky nuk respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën Ovale.
Më poshtë deklarata e plotë:
“Ne patëm një takim shumë domethënës sot në Shtëpinë e Bardhë.
“U mësua shumë që nuk mund të kuptohej kurrë pa një bisedë nën një zjarr dhe presion të tillë. Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelenskyy nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata.
“Unë nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe.”
