Donald Trump ka përsëritur pretendimet raciste për emigrantët nga Haiti në Springfield, Ohio, duke dyfishuar retorikën kundër emigrantëve pasi banorët janë përballur me kërcënime me bombë dhe kanë detajuar frikën e tyre mes ngacmimeve.
“Në Springfield, Ohio, 20,000 emigrantë ilegalë Haitianë kanë zbritur në një qytet me 58,000 banorë, duke shkatërruar mënyrën e tyre të jetesës. Ata e kanë shkatërruar vendin”, tha Trump gjatë një konference për shtyp në fushën e tij të golfit në Los Angeles, shkruan The Guardian.
“Njerëzve nuk u pëlqen të flasin për këtë. Edhe qytetit nuk i pëlqen të flasë për këtë, sepse tingëllon shumë keq për qytetin. Ata jetojnë atje. Për vite ishte një vend i mrekullueshëm. I sigurt. E bukur. Tani ata janë 20,000 dhe kam dëgjuar në fakt sot se janë 32,000”, shtoi ai.