-5.7 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Trump për Zelenskyn: Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk duket se po tërhiqet nga kritikat e tij ndaj homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në një intervistë në Fox Radio, ai tha se “nuk mendon se Zelensky është shumë i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve”.

Trump është kritikuar se ka lënë Evropën dhe Ukrainën jashtë bisedimeve me Moskën të martën, shkruan Sky News.

Udhëheqës të tjerë perëndimorë kanë paralajmëruar se Vladimir Putin nuk ka “oreks” për paqe, por Trump tha në të njëjtën intervistë se ai beson ndryshe.

“Ai nuk duhet të bëjë një marrëveshje”, tha Trump.

“Sepse po të donte do të merrte gjithë vendin”, shtoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit