Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë mbrëmjes së kaluar ka thënë se liderët botërorë janë në gjendje të bëjnë gjithçka që të arrijnë një marrëveshje tregtie me të, derisa tarifat amerikane kanë hyrë në fuqi.
Siç raporton “Politico”, Trump gjatë një darke në Uashington mes tjerash ka thënë:
“Po ju tregoj, këto shtete po na thërrasin, po ma puthin b*****”.
“Po vdesin që të arrijnë një marrëveshje. Të lutem, të lutem zotëri, bëni një marrëveshje. Do të bëjmë gjithçka” – ka emituar ai një lider botëror.
Theksojmë se tarifat gjithëpërfshirëse të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump edhe zyrtarisht kanë hyrë në fuqi gjatë mesnatës