Donald Trump ka sugjeruar se mund të godasë financiarisht Rusinë, ndërsa presidenti i Ukrainës e ka nxitur atë të ndërmarrë hapa të ashpër kundër Moskës nëse Rusia nuk mbështet një armëpushim 30-ditor, i cili u dakordua në një takim midis delegacioneve ukrainase dhe amerikane në Arabinë Saudite, shkruan The Guardian.
Uashingtoni dhe Kievi janë në pritje të përgjigjes së Moskës për propozimin e armëpushimit, dhe pritet që të dërguarit amerikanë të zhvillojnë bisedime me Vladimir Putinin deri në fund të javës.
Kremlini nuk ka deklaruar publikisht nëse e mbështet apo jo një armëpushim të menjëhershëm.