4.6 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

“Trump pa interes për Kosovën, Grenell skandaloz e një episod i shëmtuar” – Si i gëzohej dikur Donika Gërvalla humbjes së Trump në Amerikë

- Advertisement -

 

“Sa mirë të dish që Grenelli është vetëm një kapitull i së djeshmes dhe që e vetmja gjë që i ka mbetur janë mesazhet në Twitter“, kështu deklaronte kryedipomatja, Donika Gërvalla në vitin 2021 për ish-emisarin special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenel.

Por, që tashmë me rezultatet e fundit të zgjedhjeve në ShBA është vulosur edhe rikthimi i Grernell dhe fitorja e Trump.

Atij i duhen vetëm edhe 3 vota elektorale apo fitorja në një shtet ku i merr të gjitha votat elektorale për t’a bërë fakt kthimin në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit të ardhshëm.

Urimet për Trump si president kanë ardhur nga të gjitha anët e botës. Në Kosovë nga liderët, u urua vetëm nga Presidentja. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe as kryeministri ende nuk kanë reaguar.

Por, deri atëherë rikthejmë një postim se çka thoshte Gërvalla për Trump

Në vitin 2021, Gërvalla i ishte gëzuar humbjes se Trump. Ajo kishte shkruar në një postim në “Facebook” se Trump dhe Grenell, nuk janë të interesuar për Kosovën.

Gërvalla, madje e ka cilësuar atë si ambasador skandaloz.

“Në Gjermani Grenelli ka qenë një ambassador skandaloz dhe po aq skandaloz ka qenë si i derguar i presidentit amerikan në Kosovë. Qytetarët amerikan i kanë larguar tashmë që të dy nga postet e tire të larta. Të dy kanë tentuar më pas që zgjedhjet e lira në Amerikë të mos i pranojnë duke i quajtuar të manipuluara, gënjeshtra këto që kulmuan në sulmin e armatosur ndaj Kapitolit duke i shfaqur botës ndër imazhet m ë të shëmtuara që kemi parë ndonjëherë nga Amerika.

“As Trumpi dhe as Grenelli nuk janë interesuar asnjë here for Kosovën, ata interesohen vetëm per veten e tyre. Për fat të mirë, Grenelli mbetet vetëm një episode i shkurtër dhe i shëmtuar për vendin tonë“, shkruante ajo.

Ajo po ashtu në këtë postim, Grenellin e kishte quajtur kapitull të së kaluarës.

“Sa mirë të dish që Grenelli është vetëm një capitull i së djeshmes dhe që e vetmja gjë që i ka mbetur janë mesazhet në Twitter. Zoti i ka bekuar Amerikën dhe Kosovën dhe miqësinë e tire të përhershme, shkroi ajo në vitin 2021.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit