17.8 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Trump nis vizitën e Gjirit duke kërkuar marrëveshje të mëdha ekonomike

- Advertisement -

Trump nis vizitën e Gjirit duke kërkuar marrëveshje të mëdha ekonomike

 13.05.2025 10:57

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Princi i Kurorës Saudite Mohammed Bin Salman takohen në Riad, Arabi Saudite, 13 maj 2025. REUTERS/Brian Snyde

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Arabinë Saudite për një vizitë katërditore në Gjirin Persik, me fokus te marrëveshjet ekonomike dhe investimet nga vendet e pasura me naftë.

Ai po kërkon deri në 1 trilion dollarë investime nga Arabia Saudite, ndërsa mbetet pa e vizituar Izraelin,  një veprim që ka ngritur pikëpyetje për prioritetet e Uashingtonit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Në forumin e përbashkët të investimeve në Riad, ministri saudit i Investimeve, Khalid al-Falih, tha se bashkëpunimi SHBA-Arabi ka sjellë rezultate të mëdha, ndërsa theksoi zgjerimin e mundësive përtej sektorit të energjisë.

Trump u prit nga princi i kurorës, Mohammed bin Salman, ndërsa forumi tuboi emra të njohur si CEO-t e BlackRock dhe Blackstone. Vizita përfshin edhe ndalesa në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të ngjashme

Të fundit