Home Lajme Botë Trump nënshkruan deklasifikimin e dosjeve të John Kennedyt dhe Martin Luther Kingut

Trump nënshkruan deklasifikimin e dosjeve të John Kennedyt dhe Martin Luther Kingut

0
Trump nënshkruan deklasifikimin e dosjeve të John Kennedyt dhe Martin Luther Kingut

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se do të deklasifikojë të gjitha dosjet e mbetura mbi vrasjet e presidentit John F. Kennedy dhe liderit të të drejtave civile, Martin Luther King Jr. Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë.

Pasi një ndihmës njoftoi se presidenti po nënshkruante një urdhër ekzekutiv “duke urdhëruar deklasifikimin e dosjeve që lidhen me vrasjet e presidentit John F. Kennedy, Senatorit Robert F. Kennedy dhe Dr. Reverend Martin Luther King Jr.

Trump tha se “kjo është një gjë e madhe, apo jo? Shumë njerëz kanë pritur për këtë për një kohë të gjatë – për vite, për dekada”, shkruan cbsnews

Pas publikimit të disa dosjeve të JFK në vitin 2022, Administrata e Arkivave Kombëtare dhe Regjistrave njoftoi se 97 për qind e rreth 5 milionë faqeve në koleksionin e saj lidhur me atentatin ishin publike.

Presidenti kishte premtuar gjatë administratës së parë në vitin 2017 se do të publikonte dosjet e mbetura të JFK. Kjo përfshinte rreth 3000 dokumente që nuk ishin bërë kurrë publike dhe 30 mijë të tjera që ishin publikuar më parë me redaktime, por jo të gjitha dosjet u publikuan gjatë mandatit të parë.

Në vitin 1992, Kongresi amerikan vendosi me ligj që të gjitha dokumentet për vrasjet të publikoheshin brenda 25 viteve.

Exit mobile version