Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan arriti në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump.
Te dy liderët kanë folur për zhvillimet në botë, në mënyrë specifike lufta në Ukrainë dhe Gaza.
“Si Putini ashtu edhe Zelensky e respektojnë Erdoganin. Ai mund të ketë një ndikim të madh në luftën në Ukrainë nëse dëshiron, por preferon të qëndrojë neutral. Putin duhet të ndalet”, shtoi 79-vjeçari.
Ai deklaroi më tutje se Rusia ka shpenzuar miliona për bomba, por ka fituar shumë pak territor.
Gjithashtu, presidenti amerikan këmbëngul që shteti turk duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse.
Takimi me Trump pritet t’i hap rrugë Turqisë të blejë mallra të ndryshme amerikane me vlerë mbi 50 miliardë dollarë.
SHBA-të gjithashtu do të diskutojnë mundësinë e shitjes së sistemeve Patriot, si dhe aeroplanëve luftarakë F-35 dhe F-16 për Turqinë.
Ndryshe, Trump dhe Erdogan është hera e dytë që po takohen në Uashington., ku për herë të parë ishin takuar gjatë mandatit të parë presidencial të Trumpit.