-2.5 C
New York
Monday, January 5, 2026

Buy now

Trump: Ne do ta drejtojmë Venezuelën derisa mund të bëhet tranzicion i duhur dhe i sigurt

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Donald Trump në konferencën për shtyp ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të drejtojnë Venezuelën.

Por, akoma nuk është e qartë se si do të bëhet kjo.

“Ne do ta drejtojmë vendin deri në kohën kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të drejtë”, tha Trump.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është arrestuar dhe nxjerrë nga ky vend, pas një aksioni të kryer nga forcat amerikane në kryeqytetin Karakas.

Të ngjashme

Të fundit