30.4 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Trump mori dosjet sekretet bërthamore të ShBA-së dhe i ruajti në banjë, thuhet në aktakuzë

- Advertisement -

Donald Trump, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, po përballet me mbi 30 akuza për mbajtjen e qindra dokumenteve të klasifikuara pas ikjes së tij nga Shtëpia e Bardhë. Akuzat e aktakuzës, të cila janë bërë të ditura të hënën pasdite në 49 faqe, lidhen kryesisht me qëllimshmerinë e ruajtjes së informacionit të sigurisë kombëtare, raporton Washington Post.

Pjesa më e madhe e akuzave në aktakuzën prej 49 faqesh, të pavulosur të së premtes pasdite, kanë të bëjnë me mbajtjen e qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare – një shkelje e Aktit të Spiunazhit që ka të bëjë me faktin nëse individët kanë thyer rregullat për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara.

Pjesa që ka marrë vëmendjen më të madhe në aktakuzën kundër Trumpit është mbajtja e dokumenteve të super klasifikuara me “informacione në lidhje me aftësitë e mbrojtjes dhe armëve të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të huaja; programet bërthamore të Shteteve të Bashkuara; dobësitë e mundshme të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj ndaj sulmit ushtarak, dhe planet për hakmarrje të mundshme në përgjigje të një sulmi të huaj”, shkruan The Guardian.

“Zbulimi i paautorizuar i këtyre dokumenteve të klasifikuara mund të rrezikojë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, marrëdhëniet me jashtë, sigurinë e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe burimet njerëzore dhe qëndrueshmërinë e vazhdueshme të metodave të ndjeshme të mbledhjes së inteligjencës.” – thuhet aty.

Siç raporton BBC News, çelësi i akuzave të ngritura kundër Trump është sugjerimi se ruajtja e tij e dokumenteve tepër sekrete mund të kishte vënë në rrezik sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Aktakuza pretendon se dokumente të tilla u ruajtën për më shumë se një vit në një klub social në Florida, me qindra anëtarë dhe 150 staf, dhe se dokumentet u ruajtën – në periudha të ndryshme – në një sallë vallëzimi, një banjë, një zyrë dhe një dhomë gjumi.

Këshilltari special Jack Smith u deklarua shkurt për media të premtën duke qëndruar përpara një flamuri amerikan dhe një flamuri të Departamentit të Drejtësisë. Një roje sigurie e shoqëroi atë në skenë, raportoi The Guardian.

Në një deklaratë të rrallë publike, këshilltari special Jack Smith të premten ftoi publikun të lexonte aktakuzën e plotë “për të kuptuar shtrirjen dhe peshën e krimeve të akuzuara”.

“Ligjet tona që mbrojnë informacionin e mbrojtjes kombëtare janë kritike për sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe ato duhet të zbatohen,” tha Smith. “Shkeljet e atyre ligjeve e vënë vendin tonë në rrezik”.

Të ngjashme

Të fundit