25.9 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Trump miraton dërgimin e mbi 3 mijë raketave ERAM për Ukrainën

- Advertisement -

Quhet shpesh si “raketa tre-në-një” për shkak të aftësive të saj anti-ajrore, anti-raketë dhe anti-anije.

Administrata Trump ka miratuar këtë javë shitjen e 3 mijë e 350 raketave ERAM (Extended Range Active Missiles) për Ukrainën, raportoi The Wall Street Journal, duke cituar dy zyrtarë amerikanë. Raketat pritet të mbërrijnë brenda gjashtë javëve.

Kjo paketë armësh, me vlerë 850 milionë dollarë, është kryesisht e financuar nga vendet evropiane. Dorëzimi i saj ishte shtyrë deri pas takimeve të presidentit Trump me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas burimeve amerikane, përdorimi i raketave ERAM – të cilat kanë një rreze veprimi nga 240 deri në 450 kilometra – mund të kërkojë miratim të veçantë nga Pentagoni, për shkak të ndjeshmërisë së lartë që sjell kapaciteti i tyre ofensiv.

Raketa SM-6 ERAM është një raketë amerikane shumëfunksionale, e përdorur nga Marina Amerikane që nga viti 2013. Ajo mund të godasë objektiva ajrore (si avionë dhe raketa lundrimi), raketa balistike në fazën terminale, si dhe objektiva në sipërfaqe si anije luftarake.

SM-6 lëshohet nga sistemet Mk 41 VLS dhe ka një shpejtësi deri në Mach 3.5, duke i mundësuar të godasë objektiva me lëvizje të shpejtë në distanca të mëdha. Quhet shpesh si “raketa tre-në-një” për shkak të aftësive të saj anti-ajrore, anti-raketë dhe anti-anije.

Të ngjashme

Të fundit