2.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Trump merr thirrje zyrtare nga Komiteti i Kongresit Amerikan

- Advertisement -

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka marrë një thirrje ligjore nga Kominteti i Kongresit Amerikan për të dëshmuar para ligjvënësve dhe koha e cila i është caktuar ta zbatoj këtë ftesë është deri më 14 nëntor ndërsa në rast që vendos ta refuzojë atëherë do të përballet me akuza penale.

Komiteti i Kongresit Amerikan që ka hetuar trazirat e vitit të kaluar në Kapitol ka lëshuar një thirrje ligjore e cila urdhëron ish-presidentin Donald Trump të dëshmojë para ligjvënësve.

“Ju ishit në qendër të përpjekjes së parë dhe të vetme të çdo presidenti amerikan për të përmbysur zgjedhjet. Ju e dinit se ky aktivitet ishte i paligjshëm dhe antikushtetues”, shkruhet në dokumentin dërguar Trumpit.

Ai ka kohë deri më 4 nëntor për të paraqitur dokumentet në komitetin e 6 janarit dhe duhet të paraqitet për dëshminë e depozitimit më 14 nëntor ose rreth kësaj date.

Nëse zoti Trump refuzon të dëshmojë në Kongres ose të dorëzojë materialin e kërkuar, komiteti mund t’ia referojë çështjen Departamentit të Drejtësisë duke shkaktuar potencialisht procedime penale.

Letërthirrja është lëshuar vetëm disa orë pasi ish-strategu i Trump, Steve Bannon është gjobitur me 6 mijë e 500 dollarë dhe është dënuar me katër muaj burg për shpërfillje të Kongresit, njofton BBC.

Komiteti i përzgjedhur është duke shqyrtuar sulmin e dhunshëm të mbështetësve të Trumpit në ndërtesën e Kapitolit të SHBA më 6 janar 2021.

Ndryshe, Trump mund të përballet me akuza penale nëse nuk zbaton thirrjen.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit