19.2 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Trump: Me ndërmjetësim të ShBA-së, India dhe Pakistani arrijnë armëpushim

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njoftuar se India dhe Pakistani kanë ëarritur armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm.

Sipas “The Telegraph”, Trump e ka bërë njoftimin në rrjetin e tij social, transmeton Nacionale.

“Pas një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga ShBA-ja, jam i lumtur të njoftoj se India dhe Pakistani janë pajtuar për armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë”.

Njoftimi i papritur është konfirmuar nga ministri i Jashtëm i Pakistanit, i cili ka thënë se armëpushimi do të h jë në fuqi menjëherë.

Më herët të shtunën, kryeministri i Pakistanit tha se shteti i tij është “hakmarrë për gjakun e jetëve të pafajshme”, pasi nisi sulmet ndaj Indisë.

Të ngjashme

Të fundit