Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka kërkuar që çmimet e naftës të mbahen të ulëta, në një postim në “Truth Social”, duke reaguar ndaj diskutimeve rreth mundësisë që Irani të mbyllë Ngushticën e Hormuzit.
“Të gjithë, mbajini çmimet e naftës të ulëta. Po ju vëzhgoj Po ia lehtësoni punën armikut. Mos e bëni” shkruan ai në platformën e tij.
Trump nuk e bën të qartë se kujt konkretisht i drejtohet me këtë thirrje.
Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit reagoi ndaj postimit të Trump në kanalin e saj në Telegram, duke shkruar:
“Thashethemet për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit e kanë trembur Trumpin!”.
Ngushtica e Hormuzit është një rrugë detare kyçe që lidh Gjirin e pasur me naftë me Oqeanin Indian, dhe rreth 20% e furnizimit ditor të botës me naftë kalon përmes saj.