Politologu Albinot Maloku ka thënë se pret që kryeministri Albin Kurti të ndryshojë qasje dhe do të jetë më përafruese edhe më presidentin e ShBA-së, Donald Trump.
Ai këtë e ka thënë duke komentuar deklaratën e Trump dhe vlerësimin që i dha presidentes, Vjosa Osmani në cermoninë inauguruese të Bordit të Paqes.
Maloku në emision “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se mbështetja e ShBA-së ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar asnjëherë.
“Ka pasur kritika ndaj veprimeve të Qeverisë, sidomos në periudhën 2021-2025 dhe tani të shohim. Unë kam përshtypje që edhe kryeministri Kurti do të ndryshoj përqasje dhe do të jetë edhe më përafrues qoftë edhe me presidentin Trump. Gjithsesi edhe Trump do të shikojë këtë trajektore të vijës politike që ka ndjekur z. Kurti”, është shprehur Maloku.
Duke folur për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, ai ka vlerësuar se anëtarësimet në organizata ku ShBA është faktor janë të rëndësishme.






