25.3 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Trump kritikon Putinin për bisedat e tyre telefonike: “Fjalët s’kanë asnjë domethënie”

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u pyet se sa larg është i gatshëm të shkojë për të përfunduar këtë luftë.

Ai theksoi se “nuk ka amerikanë që po vdesin në këtë luftë.” Megjithatë, ai nënvizoi nevojën për t’u përfshirë, duke thënë se “të kesh një Evropë të fortë është një gjë shumë e mirë.”

Trump thotë se ka folur “me Gjermaninë dhe me shumicën e vendeve të mëdha.”

“Ata janë me të vërtetë entuziastë për këtë, duan [që kjo luftë të përfundojë], dhe janë të gatshëm të shkojnë shumë larg,” thotë ai.

Trump thotë se flet “shpesh” me Putinin, por shtoi:

“Flas shumë me të për ta përfunduar këtë çështje, dhe gjithmonë e mbyll telefonin duke thënë, ‘Ishte një telefonatë e këndshme’, dhe pastaj lëshohen raketa mbi Kiev apo ndonjë qytet tjetër.

… Dhe kur kjo ndodh tre ose katër herë, thua: fjalët nuk kanë asnjë domethënie.”

Të ngjashme

Të fundit