Presidenti Doland Trump ka dhënë detaje nga bisedimet që të thotë t’i ketë zhvilluar me Kosovën dhe Serbinë.
Në konferencën e sotme me gazetarë nga Shtëpia e Bardhë, ai tha se Kosova dhe Serbia po shkonin drejt luftës.
“Bëmë shumë punë. Nuk e di nëse ka ndonjë president që ka bërë më shumë. Serbia dhe Kosova do të shkonin drejt përplasjes, do të kishte një luftë të madhe. Thash, vazhdoni, por nuk ka tregti me ShBA-në. Ata thanë, ‘epo, ndoshta nuk do të përplasemi’”, tha Trumpi në konferencën e sotme për media.