Dje është mbajtur një protestë gjithë popullore në kundërshtim të padrejtësive të Gjykatës Speciale. Pjesëmarrja masive dhe mesazhi i protestës ka tërhequr vëmendjen edhe të administratës Trump.
Populli i Kosovës nuk e harroi ish-kryeprokurorin e komprometuar, Jack Smith, i cili arrestoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe synoi arrestimin e presidentit të ShBA-së, Donald Trump.
Dje gjatë protestës u shfaqën dy pankarta, ku në njërën thuhej “President Trump, Kosova shpreson dhe beson në ty”, dhe një tjetër që thoshte se Jack Smith e ka rrëmbyer drejtësinë.
Këto dy pankarta u shpërndan në rrjetin social “X”, nga i dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarja në Departamentin e Punës dhe Çështjeve të Veteranëve të SHBA-së, Gunnery Sergeant Jessie Jane Duff.