Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të enjten se përfaqësuesja e futbollit e Iranit është e mirëpritur të marrë pjesë në FIFA World Cup.
Megjithatë, ai theksoi se mund të mos jetë e sigurt që ekipi iranian të udhëtojë për në turne, duke përmendur shqetësime që lidhen me sigurinë.
“Janë të mirëpritur të marrin pjesë në Kupën e Botës, por ndoshta nuk është e përshtatshme të jenë atje, për shkak të çështjeve që lidhen me jetën dhe sigurinë e tyre”, u shpreh Trump, ka transmetuar Panorama.






