30.4 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

“Trump kërkoi bombardimin e Moskës”, Financial Times: I vendosi kusht Kievit për dërgimin e armëve

- Advertisement -

Jam i zhgënjyer, por nuk kam mbaruar ende punë me të. Ky ishte komenti i Presidentit Amerikan Donald Trump në një intervistë telefonike për BBC, vetëm disa orë pasi Kreu i Shtëpisë së Bardhë I vuri ultimatum Presidentit Rus Vladimir Putin që të mbyllte luftën në Ukrainë  brenda 50 ditëve, ose në të kundërt Rusia do të përballej me tarifa 100%. Trump tha se ka qenë 4 herë pranë arritjes së një marrëveshje me Kreun e Kremlinti, por kur u pyet nëse kishte besim tek Vladimir Putin, Trump tha se ai nuk I beson askujt.

“Kam qenë katër here pranë një marrëveshje paqeje me Vladimir Putin. Duket si diçka e thjeshtë, por nuk është. Jam i zhgënjyer prej tij. Ne arritëm në parim një marrëveshje për paqe të paktën 4 herë dhe pastaj kur mbyll telefonatën çfarë të shohësh, ai bombardon një azil të moshuarish në Kiev. Nuk i besoj askujt!”

Presidenti Amerikan tha në intervistën e tij telefonike për BBC se puna për të ndalur gjakderdhjen në luftën Rusi Ukrainë do të vijojë.
Kreu i Shtëpisë foli edhe për bashkëpunimin e Washingtonit me Vendet e NATO-s, aleancë të cilën më parë e kishte quajtur  të vjetëruar.Trump tha se mendimi i tij për NATO-n, tashmë ka ndryshuar ndërsa shtoi se Aleanca Veri Atlantike po ia del të paguaj vetë faturat e saj.

Të ngjashme

Të fundit