-10.5 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Trump “kërcënon” Panamanë: Tarifat e vendosura janë të padrejta, menaxhimi nuk i përket Kinës

- Advertisement -

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump i cili ka kërcënuar se do të kërkojë kontrollin e kanalit të Panamasë. Ky reagim erdhi pas akuzave ndaj Panamasë e cila rriti tarifat ndaj anijeve amerikane që lundrojnë në një prej rrugëve ujore më strategjike.

Trump postoi një shkrim në platformën e tij Truth Social duke përmendur se është një padrejtësi, si dhe la të kuptohej për ndikimin e Kinës rreth kanalit i cili lidh Oqeanin Atlantik me atë Paqësor.

“Marina jonë dhe tregtia janë trajtuar në një mënyrë shumë të padrejtë dhe të parëndësishme. Tarifat që po cakton Panamaja janë qesharake. Kjo padrejtësi ndaj vendit tonë do të ndalojë menjëherë. Menaxhimi i përket Panamasë, jo Kinës, apo dikë tjetër. Ne do të mbrojmë dhe nuk do ta lejojmë kurrë të biem në duar të gabuara! “ – shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Shtetet e Bashkuara ndihmuan në ndërtimin e Kanalit të Panamasë në vitin 1914 dhe administroi territoret përreth kanalit për dekada. Por Uashingtoni ia dorëzoi plotësisht kontrollin e kanalit të Panamasë në vitin 1999 pas një periudhe administrimi të përbashkët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit