26.5 C
New York
Tuesday, July 1, 2025

Buy now

Trump kërcënon Japoninë me tarifa të reja: S’po na blejnë orizin

- Advertisement -

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me vendosjen e tarifave më të larta ndaj eksporteve japoneze drejt SHBA-së, duke pretenduar se Japonia nuk pranon të blejë oriz amerikan.

“Ata nuk pranojnë orizin tonë, ndërkohë që kanë mungesë të madhe orizi. Do t’ju dërgojmë një letër – dhe i duam si partner tregtar prej vitesh,” ka shkruar Trump në Truth Social.

Megjithatë, sipas CNN, të dhënat tregtare kanë treguar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, sepse Japonia, vetëm gjatë vitit të kaluar kishte blerë rreth 298 milionë dollarë oriz nga SHBA, dhe në katër muaj e parë të këtij vitit kishte blerrë 114 milionë dollarë.

Bëhet e ditur se deklarata e Trump nuk është komentuar direkt nga zyrtarët japonezë, por Sekretari i Kabinetit Yoshimasa Hayashi ka thënë se bisedimet tregtare janë në vazhdim dhe se Japonia synon një marrëveshje të ndershme për të dyja palët.

Megjithatë, Trump në një intervistë të fundit të dhënë për Fox Neës, ka kërcënuar Japoninë duke thënë: Zoti Japoni, do të paguani një tarifë 25% për makinat”.

Mes tensioneve tregtare, Trump pritet të rikthejë tarifat reciproke më 9 korrik, pasi një pauzr 90-ditore. Aktualisht, Japonia i nënshtrohet një tarife universale 10%, por më herët ishte përballur me një normë minimale prej 24%.

Ndërkohë, raportohet se negociatat tregtare SHBA–Japoni po vijojnë, dhe Shtëpia e Bardhë nuk e përjashton një marrëveshje të mundshme deri në afatin e vendosur.

Të ngjashme

Të fundit