24.1 C
New York
Sunday, June 22, 2025

Buy now

Trump kërcënon Iranin: Nëse nuk bëni paqe, pasojat do të jenë shumë më të rënda

- Advertisement -

Presidenti amerikan Donald Trump i përshkroi sulmet ushtarake të SHBA-së ndaj tre objekteve bërthamore iraniane si “sukses spektakolar ushtarak” në një fjalim kombëtar nga Shtëpia e Bardhë.

Sonte, mund t’i raportoj botës se sulmet ishin një sukses spektakolar ushtarak. Objektet kyçe të pasurimit bërthamor të Iranit janë shkatërruar plotësisht dhe tërësisht”, tha Trump në komentet e tij të para publike që nga realizimi i sulmeve.

Ai gjithashtu paralajmëroi se SHBA-ja mund të godasë objektiva të tjerë nëse Irani nuk bën paqe, duke mbështetur një zgjidhje diplomatike pas vendimit të tij për t’i goditur tri objektet bërthamore iraniane, raporton CNN.

Irani, dhunuesi i Lindjes së Mesme, tani duhet të bëjë paqe. Nëse nuk e bën, sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha dhe shumë më të lehta”, tha Trump. “Kjo nuk mund të vazhdojë. Do të ketë ose paqe, ose tragjedi për Iranin, shumë më të madhe se ajo që kemi parë gjatë tetë ditëve të fundit. Mbajeni në mend, ka ende shumë objektiva”.

Trump paralajmëroi se SHBA-ja mund të “shënjestrojë ato objektiva të tjera me saktësi, shpejtësi dhe aftësi”, gjë që, sipas tij, mund të bëhet “brenda disa minutash”.

Pas fjalimit të tij, Trump publikoi në rrjetet sociale një paralajmërim të fortë për Iranin, duke premtuar një hakmarrje dërrmuese nëse Irani përgjigjet me forcë.

CNN shkruan se nuk është e qartë se çfarë versioni të “paqes” ka ndër mend Trump këtë herë: një marrëveshje bërthamore; negociata të mëtejshme me Teheranin; apo një “dorëzim të plotë dhe pa kushte”, siç tha para disa ditësh.

Të ngjashme

Të fundit