Donald Trump ka tarifa për të gjithë.
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve ka kërcënuar se do të vendosë tarifa 100 % ndaj vendeve anëtare të BRICS nëse ata zhvlerësojnë dollarin.
“Ne kemi nevojë për një angazhim: se ata nuk do të krijojnë një monedhë të re, ose nuk do të mbështesin asnjë monedhë tjetër për të zëvendësuar dollarin e fuqishëm amerikan ose, ata do të përballen me tarifa 100 për qind”, shkroi ai në faqen e tij të internetit Truth Social.
BRICS është akronimi që përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, por që nga janari grupit i janë Emiratet e Bashkuara Arabe, Irani, Egjipti, Etiopia dhe Arabia Saudite.
“Ideja se vendet e BRICS-it po përpiqen të braktisin dollarin ndërsa ne qëndrojmë pranë dhe shikojmë ka marrë fund”, shtoi ai.
“Ne u kërkojmë këtyre vendeve të zotohen të mos krijojnë një monedhë të re të mos mbështesin ndonjë monedhë tjetër që zëvendëson dollarin amerikan, ose do të përballen me tarifa 100% dhe do t’i thonë lamtumirë shitjes në ekonominë e mrekullueshme amerikane”.
Tarifat për Meksikën, Kanadanë dhe Kinën
Presidenti i sapozgjedhur më 25 nëntor premtoi të nënshkruajë një nga urdhrat e tij të parë ekzekutiv më 20 janar 2025 vendosjen e një tarife prej 25 % ndaj Meksikës dhe Kanadasë.
Dhe për të vendosur 10 % për mallrat kineze.