13.4 C
New York
Sunday, April 27, 2025

Buy now

Trump: Kam nisur të mendoj se Putini s’po do ta ndalë luftën, ai duhet trajtuar ndryshe

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar pas takimit që pati me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Vatikan.

Trump tha se presidenti rus, Vladimir Putin, s’kishte asnjë arsye që të qëllonte me raketa në zona civile, qytete dhe qyteza gjatë ditëve të fundit.

“Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron ta ndalë luftën, ai thjesht po më përkëdhel mua dhe duhet të trajtohet ndryshe, përmes ‘bankave’ ose ‘sanksioneve dytësore?’ Shumë njerëz po vdesin”, shkroi Trump.

Më tej, ai u shpreh se po përpiqet vetëm që ta pastrojë, sipas tij, rrëmujën që ia lanë ish-presidentet Barack Obama dhe Joe Biden.

Të ngjashme

Të fundit